Ëndrrat e Mia Nuk Janë të Tuat
By Melisa Bujaj
Çfarë është kur të tejkalosh arsyen?
Të shohësh yjet dhe të mos shohësh asnjë bukuri.
Të shikosh librat e tu dhe të mos kuptosh asgjë
Të shikosh veten dhe të mos shohësh kush ishe dje—
këtë mëngjes, apo këtë vit.
Ky është hapi i parë.
Çfarë do të thotë të ëndërrosh me ngjyra të ndryshme?
Të imagjinosh një botë përtej kësaj dhe të ndihesh sikur nuk je larguar kurrë.
Ky është hapi i dytë.
Çfarë do të thotë kur dëshiron të pikturosh yjet pranë ditës?
Të ngjyrosësh diellin pranë mesnatës?
Kur dëshiron të vendosësh orët pranë vdekjes
dhe t'i besosh botës duke e vendosur zemrën tënde jashtë vetes, jashtë trupit dhe gjakut tënd.
Tani mund t’ju mirëpres.
Mirë se erdhe në vendin e ëndrrave sureale, me gjithë zemër të të them, paçi fat.
Translation:
“My Dreams are Not Yours”
What is it like to transcend reason?
To see the stars and not see a single beauty.
To see your books and not understand a single thing.
To see yourself and not to see who you were yesterday—
This morning, or this year.
This is the first step.
What does it mean to dream in different colors?
To imagine a world beyond this and feel as if you never left it.
This is the second step.
What does it mean when you desire to paint the stars near the day?
To paint the sun near midnight?
When you desire to set the clocks near death
And trust the world by placing your heart outside yourself, outside your body and blood.
Now I can welcome you all.
Welcome to the land of surreal dreams, I say to you with all my heart, good luck.